“El Clasico, ndeshja më e vështirë për t’u referuar

e premte, 20 prill 2012

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, Foto: Getty Images
Ish-gjyqtari, Raul Garcia de Loza ka thënë se referimi i ndeshjes El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridi është sfida më e vështirë që mund të ketë në jetën e tij ndonjë gjyqtar.
 

“Është gjë e veçantë kur të besohet drejtimi i El Clasicos. Të gjithë që thonë ndryshe gënjejnë. Ju nuk mund të flisni për El Clasicon si çdo ndeshje tjetër. Është shumë e vështirë që të jesh gjyqtar në këto ndeshje.
Vërtet ska ndeshje më të lehtë”.
“Ndeshjet mes Real Madridit dhe Barcelonës gjithmonë kanë qenë më të rëndësishme se ndeshjet tjera. Të drejtosh një El Clasico është më e vështirë se sa për shembull një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
 Duhet të jeni top gjyqtar për ta referuar

 El Clasicon, duhet të keni personalitet. Është vitale të mos përfshihesh në atë që thonë të tjerët. Nuk është me rëndësi çfarë thotë Mourinho apo Guardiola”, ka thënë De Loza për Goal. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum