Del Piero: Titulli është i joni

e enjte, 12 prill 2012

Alessandro Del Piero, Foto: Getty Images
Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, beson se goli i tij në fitoren ndaj Lazios do të jetë vendimtar në luftën për titull dhe shtoi se do të kishte qenë goditje e rëndë për Zonjën e Vjetër një lëshim i pikëve të mërkurën.
 

“Unë shpresoj që ky gol të jetë kryesori, goli që na siguroi titullin. Do të kishte qenë vetvrasje për ne nëse do të kishim barazuar apo humbur këtë takim, pas një pjese të parë fantastike. Ne do të luftojmë deri në fund. Milani nuk do të dorëzohet, por as ne nuk do të dorëzohemi”.

“Gjithçka tani varet se kush i ka nervat më të forta dhe kush është më pak i lodhur. Ne po ndihemi mirë dhe jemi të fokusuar për ndeshjen e radhës”, ka thënë Del Piero.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum