Del Bosque rinovon me Spanjën

e martë, 17 prill 2012

Vicente Del Bosque (Foto: Getty Images)
drejtuese të Spanjës edhe pas Euro 2012, pasi ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Ferderatën Spanjolle të Futbollit.
 

Marrëveshja e mëhershme e 61-vjeçarit skadonte këtë verë pas Kampionatit Evropian, por trajneri do të mbetet në drejtim të Spanjës edhe për disa vite të tjera.

“Tashmë e kam rinovuar kontratën time si trajner i skuadrës kombëtare”, ka thënë Del Bosque në një intervistë për Radio Marca pa dhënë detaje të shumta për të.

Spanja është në grupin C të Euro 2012, së bashku me Italinë, Republikën e Irlandës dhe Kroacinë. Spanjollët do ta fillojnë Kampionatin Evropian me ndeshjen kundër Italisë më 10 qershor.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum