Barcelona pas vëllezërve Ajeti

e martë, 24 prill 2012


E përdtishmja gjermane “Basler Zeitung” ka raportuar një lajm bombastik që ka të bëjë me dy vëllezër futbollistë të cilën luajnë në Basel për grupmoshat e reja, por që janë të kërkuar edhe zyrtarisht nga kampioni aktual evropian Barcelona.
 
Fjala është për binjakët Albian dhe Adonis Ajeti, të cilët aktivizohen rregullisht në Përfaqësuesen U-15 të Zvicrës.
Sipas këtyre burimeve vëllezërit Ajeti i kanë kaluar disa teste në klubin më të fortë aktualisht në Botë, dhe pasi janë kthyer në Zvicër, shumë shpejt ka shkuar edhe zyrtarisht kërkesa e Barcelonës në drejtim të skuadrës Basel për këta dy futbollistë.

Nga ana tjetër thuhet se Baseli nuk dëshiron ti lëshoi lojtarët pa i mbushur 16 vjet, por është vështirë ti ndalin për të kaluar në një shkollë dhe klub të futbollit që për momentin është numër 1 në rruzull, ngase fare mirë dihet se “La Masia” është shpallur si shkolla më e mirë e futbollit në Botë, jo më larg se para disa javësh.
Kjo nuk është e tëra sa i përket kësaj familje, ngase edhe Arlind Ajeti 18 vjeçar kërkohet nga një skuadër tjetër spanjolle, Villerreal, për lojtarin i cili poashtu luan standard në Përfaqësuesen U-21 të Zvicrës.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum