Allegri: Juventusi favorit për titull

e diel, 22 prill 2012

Massimiliano Allegri, Foto: Getty Images
Pas barazimit prej 1-1 ndaj Bolognas, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se Juventusi është favorit për titullin e Italisë.
 

“Jemi të zhgënjyer, sepse nuk mundëm të fitojmë. Ne besuam se mund ta fitonim ndeshjen dhe përkohësisht të ngjiteshim në krye të tabelës”.

“Mirëpo, është e vërtetë se janë edhe pesë ndeshje të mbetura. Nëse Juventusi fiton sonte (e diel), ka gjasa të mëdha që ata ta fitojnë Scudetton, por nëse nuk fitojnë, gjithçka do të mbetet si ka qenë”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.

Zonja e Vjetër zhvillon kryendeshjen e kësaj jave në Juventus Stadium kundër Romës, dhe me fitore eventuale do të largohet tri pikë nga Milani. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum