Abate: Milani nuk heq dorë nga titulli

e martë, 24 prill 2012

Ignazio Abate (Foto: Gety Images)
Ignazio Abate thotë se askush te Milani nuk është dorëzuar në garën për titullin e Serie A.
 

Rossonerët tash janë tre pikë prapa Juventusit me pesë ndeshje të mbetura, por italiani shpreson se ende mund të ketë ndryshime në renditje.

“Ne duhet t’i mbushim bateritë tona mentale. Ne duhet të besojmë se mund ta fitojmë kampionatin, pasi historia na ka treguar se titujt mund të fitohen në ditën e fundit të sezonit”, ka thënë Abate për Gazzetta dello Sport.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum