Më në fund, po vien lajme jo edhe shumë të papritura që Dimitar Berbatov, do të lë Manchester United në fund të sezonit, menjëher të sillen në kokë një mori e pyetjeve për t’u përgjigjur. Se a duhet Sir Alex, të shikoj mundësinë për të zëvendësuar atë dhe nëse po, çfarë lloj i lojtarit duhet të kërkohet nga ai?
Përderisa tifozët e “djajve të kuq ” do të jenë të pikëlluar për të parë Berbatovin, duke dalë në fushën e blertë , megjithate mund të kuptohet motivimini prapa vendimit të tij për largim. Ai nuk është më si më parë në klub.Është bërë gjithmonë më i pavlefshëm për taktikat e ,Fergusonit.Edhe pse vitin e kaluar ishte golashënuesi numër 1 në skuadër me 20 gola të shënuara, pavarësisht që vendi i tij në skuadër ngadalë filloi të rrëmbehet, nga i riu,Javier Hernandez.

E gjitha që ka mbetur për Man Utd, ëdhtë që ti bëjnë lamtumirën e fundit atij dhe të fillojnë planifikimin për të ardhmen.
Pra, “Djajtë” duhet të fillojnë të shikojnë për një nënshkrimim të ri, ose nuk kanë talent mjaft goditës tashmë në klub ? Pasi nuk do të ketë sulmues si Berba,duke mbetur me: Wayne Rooney, Danny Welbeck, Javier Hernandez dhe Michael Owen. Përderisa Owen mund të shijon vetëm ndonjë minutë në kohën shtesë të lojës, atëherë Man Und, duhet të nxitojë për talentin e tyre të ri ?.

Ndoshta,pra është koha që ata shikojnë diku tjetër. Në qoftë se Sir Alex Ferguson, është i gatshëm për të blerë ka shumë kandidatë potencialë për të. Ata mund të bëjnë të pamundurën që t’ia rrëmbejë Lukas Podolskin, Arsenalit (nëse ai vërtet është i vlerësuar në vetëm 10.9m euro, që mund të jetë një shifër e pëballueshme për ta). Ose kanë pë qëllim golashënuesin e Valencia-s,sulmuesin në top formë Roberto Soldadon.


Këto janë dy opsione të mira, por unë mendoj se njeriu i përsosur për zëvendësimin e Berbatovit, do të ishte një lojtar i cili e largoi Manchester United nga Europa League: Fernando Llorente. Kjo mund të duket mjaft reaksionare, duke e konsideruar shfaqjen e tij në Evropë këtë sezon, por unë mendoj se ai është i denjë për lavdërimin e sulmit të Anglezëve.
Ai është një njeri i madh objektiv, është dominantë në ajër dhe më se i aftë në terren. Ai ka ritmin dhe fuqinë dhe do të shënojë shumë gola (22 gola në 37 ndeshje këtë sezon). Nëse ai është i gatshëm të largohet nga Bilbao, dhe klubi është i gatshëm për të shitur.Unë shpresoj se Man United, do të futet në luftën e ofertave për nënshkrimin e tij. Vetëm imagjinoni atë dhe Rooneyn së bashku, me Welbeckun dhe Hernandezin, për tu futur në lojë nga stoli kur të jetë e nevojshme.