Rooney i’a theu dorën djaloshit 9 vjeçar

e enjte, 22 mars 2012




































Wayne Rooney është i njohur për temperamentin e tij në fushën e lojës duke qenë shpeshherë i gjykuar për mos kontrollin ndaj vetvetes. Por sulmuesi fantastik anglez është bërë shkaktar i një incidenti pa vetëdijen e tij.

Në ndeshjen ndaj Wolves , Rooney plasoi një goditje të fortë e cila përfundoi në dorën e një tifozi 9 vjeçar, të cilit edhe i’a theu dorën. 9 vjeçari Jamie Thomas ishte i ulur në rreshtin e parë të tifozëve së bashku me babin e tij kur rastësisht e goditi goditja e Rooneyt.
Nga stadiumi Thomas ishte detyruar të shkonte në spital por që tashmë thuhet se gjendja e tij e dorës është nën kontroll

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum