Ish-trajneri i Espanyolit, Miguel Angel Lotina është emëruar trajner i ri i Villarrealit.
54-vjeçari Lotina, zëvendëson Hoze Molinan, i cili u shkarkua të dielën, pas humbjes 1-0 ndaj Levantes.
Kjo ishte humbja e tretë resht për Villarealin në Primera Division duke u futur në krizë të madhe pasi që tashmë nëndetësja e verdhë gjen vetën vetëm tre
pikë lart zonës së rrezikshme tabelare.
Lotina nuk ka mbajtur postin e trajnerit që prej largimit të tij nga Deportivo La Coruna në maj të vitit 2011.Ai më parë ishte në krye të disa klubeve të tjera spanjolle si:Osasuna,Real Sociedad dhe Espanyol me të cilin kishte fituar Copa del Rey në vitin 2006.