Simeone: E merituam fitoren

e premte, 30 mars 2012

Diego Simeone (Foto: AP)
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, thotë se skuadra e tij meritoi fitoren 2-1 ndaj Hannoverit në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.
 

Një gol i vonshëm nga Eduardo Salvio i dha fitoren skuadrës spanjolle pasi Mame Biram Diouf kishte neutralizuar golin e parë të Radamel Falcao.

“Nëse do të isha tifoz i Hannoverit, do të isha i kënaqur me rezultatin. Ata do ta kenë mbështetjen e tifozëve të tyre në Gjermani dhe goli u jep atyre një shans”.

“Ata e kanë shënuar golin e tyre që në shansin e parë. Rezultati është si është nuk mund të bëjmë asgjë për të, por ne e merituam fitoren”, ka thënë Simeone.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum