Moratti: Dua fitore ndaj Juventusit

e premte, 23 mars 2012

Massimo Moratti, Foto: Getty Images




















Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se ndeshja ndaj Juventusit është ende e një rëndësie shumë të madhe, përkundër faktit se Nerazzurët janë jashtë luftës për titull të kampionit në Serie A.

 

Interi është në vendin e shtatë në tabelë dhe ka 15 pikë më pak se sa Juventusi, ndërsa përkundër kësaj Moratti këmbëngul se ndeshja është ekstrem e rëndësishme për Interin për shkak të faktorëve tjerë.

“Pa marrë parasysh tabelën, ndeshja ndaj Juventusit mbetet ndeshja më e rëndësishme për ne këtë sezon. Kështu ndihem unë, dhe kështu është edhe për të tjerët. Dhe të gjithë e dimë se ndeshja është e rëndësishme për arsye politike dhe për faktorë të tjerë po ashtu. Është koha për të ringritur krenarinë e Interit. Unë pres fitore ndaj Juventusit. Ne duhet të fitojmë dhjetë ndeshjet e mbetura. Ndeshja ndaj Juventusit është fillimi i ringritjes tonë”, ka deklaruar Moratti

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum