Ndeshja e Kupës angleze ndërmjet skuadrave Tottenham dhe Bolton është ndërprerë në përfundim të pjesës së parë. Shkak i kësja ishte kolapsi i mesfushorit të skuadrës Bolton, Fabrice Muamba. Mediat angleze theksuan që futbollisti është në gjendje jahstëzakopnisht të rëndë dhe se po lufton për jetën e tij. Gjyqari kryesor i sfidës Howard Ueb vendosi të ndërprej lojën për shkak
të situatës së vështirë të lojtarit në fjalë. Muamba është 24 vjeçar i lindur në Kinshasa të Kongos. Ai kaloi nëpër Akadedminë e Arsenalit të Londrës, ndërsa më 2008 kaloi te Bolton. Deri në momentin e sulmit në zemër rezultati i ndeshjes Tottenham – Bolton figuronte 1-1.

