Schalke deklasohet nga Bilbao

e premte, 30 mars 2012

Fernando Llorente, Foto: AP
Athletic Bilbao s’ka të ndalur. Pasi eliminoi Manchester Unitedin me një fitore në Old Trafford, spanjollët e drejtuar nga Marcelo Bielsa shfaqën formë të njëjtë edhe ndaj gjermanëve të Schalkes, duke i deklasuar këta të fundit në Veltins Arena me rezultat 4-2.


Ndeshja ishte fantastike që nga fillimi, ndërsa gjermanëve nuk i mjaftoi as klasi i Raul, i cili realizoi dy gola, për të ndalur spanjollët e jashtëzakonshëm që të shtunën i shkojnë Barcelonës.

Fernando Llorente hapi serinë e golave (20’), para se Raul pas vetëm dy minutash ta barazonte rezultatin në 1-1 (22’).
Ky ishte dhe rezultati i pjesës së parë, përderisa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

Raul shënoi pas një ore lojë (60’) për epërsinë e Schalkes, por në minutën e 73-të u kundërpërgjigj Fernando Llorente, i cili shënoi për 2-2. Gjermanët në fund u befasuan nga De Marcos (81’) dhe Iker Muniain (90+2’), të cilët shënuan për 4-2 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Pos Bilbaos që tashmë duket se ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Europa League, punë të pa kryer kanë Atletico Madridi që fitoi në shtëpi ndaj Hannoverit me rezultat 2-1, kurse me po të njëjtin rezultat në shtëpi fituan edhe AZ Alkmaar dhe Sporting Lisbona ndaj Valencias respektivisht Metalist Kharkov. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum