Hamsik qëndron te Napoli

e hënë, 21 maj 2012

Marek Hamsik, Foto: Getty Images
Marek Hamsik nuk planifikon të largohet nga Napoli, sepse beson që skuadra e tij do të garojë për titull në sezonin e ardhshëm – ka thënë agjenti i sllovakut, Juraj Venglos.
 

Milani është nga klubet që po kërkon shërbimet e Hamsik në dy vitet e fundit, mirëpo presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e ka bindur lojtarin të qëndrojë pasi ka premtuar forcimin e skuadrës.

“Marek e do Napolin dhe ai mund të bëhet një simbol i ekipit, të cilit i ka shërbyer për shumë vite”.
“De Laurentiis dëshiron të sigurohet se klubi po vazhdon të piqet dhe në sezonin e ardhshëm do të luftojë për Scudetto. Marek e beson këtë dhe ai përfundimisht do të qëndrojë te Napoli”, ka thënë agjenti për Radio Crc.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum