Rossi e pranon Interin edhe pa LK

e mërkurë, 21 mars 2012























Agjenti i sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka pranuar se italiani do të ishte i interesuar për një kalim gjatë verës te Interi.
25-vjeçari është lidhur me një kalim te Interi dhe Juventusi në verën e vitit 2011, por transferi kurrë nuk u konkretizua.
Sidoqoftë, agjenti i Rossit, Federico Pastorello ka zbuluar se klienti i tij ende ka shpresën për t’u bashkuar me një klub të madh.

“Rossi kurrë nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të luajë për një top klub. Ne e konsiderojmë Interin top top klub, por atij do t’i pëlqente të luante në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se ai do të refuzonte Interin, edhe nëse Nerazzurët nuk kualifikohen për garën”, ka theksuar Pastorello për Sky Sport Italia.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum