Reprezentuesi brazilian ka bërë vetëm 11 paraqitje këtë edicion në Seria A dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet në aksion.
AC Milan ka zbuluar që Alexandre Pato do të udhëtojë drejt Amerikës javën që vjen, në tentim që të gjejë një zgjidhje për lëndimin në kofshë që po e mundon për një kohë të gjatë.
Pato nuk ka bërë asnjë paraqitje në Seria A që nga muaji shkurt kur pësoi një lëndim në kofshë në ndeshjen Milan – Juventus.
” AC Milan njofton se Alexandre Pato i cili momentalisht është duke punuar sipas një plani për riaftësimin e problemeve me kofshën në Milanello, do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Atalanta, Georgia së bashku me Jean Pierre Meersseman dhe trajnerin Bruno Dominici. Pato do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe kontrollave të tjera nga Profesori Freerick Carrick në ‘Life University of Marietta’” thuhet në një komunikatë lëshuar nga klubi kuqezi.