Henry: Dua që Ballack të vijë tek ne

e enjte, 22 mars 2012










Ylli i New York Red Bulls ka bërë me dije që ai dëshiron të luaj me ish-lojtarin e Chelseas Michael Ballack.
Ish-reprezentuesi gjerman Michael Ballack do të ishte i mirëpritur te New York Red Bulls, gjithnjë sipas Thierry Henry.
“Kush nuk do të dëshironte të luante së bashku me Michael Ballack?” ka pyetur Henry.
“Karriera e tij flet vet. Ai shënon shumë gola, ka një ekperiencë të madhe dhe e kontrollon lojën nga mesfusha në mënyrë fantastike. Nuk e di cila është situata, mirëpo unë vetëm mund të them që ai është një ndër mesfushorët më të mirë që kam parë futboll.”

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum