Dënime skandaloze në La Liga

e premte, 23 mars 2012

Komisioni disciplinor i Federatës spanjolle të futbollit ka marrë disa vendime të çuditshme pas përjashtimeve në sfidën Villareal – Real Madrid. 


Menaxheri Jose Mourinho i cili kritikoi ashpër gjyqtarin Romero ishte përjashtuar automatikisht dhe u suspendua me një ndeshje. 

Qendërmbrojtësi Pepe edhe pse e fyu rëndë gjyqtarin mori dënim prej vetëm dy takimeve, ndërsa Mesut Ozil i përjashtuar direkt u dënua vetëm me një ndeshje. Në anën tjetër i përjashtuari Sergio Ramos pas kartonit të dytë të verdhë nuk u suspendua fare dhe do të jetë në dispozicion për takimin kundër Real Sociedad. Dhe së fundi mbrojtësi i Barcelonës Daniel Alves i cili ishte përjashtuar pas kartonit të dytë të verdhë në ballafaqim me Granadan u suspenduar me një ndeshje.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum