Milani do ta sulmojë Barcelonën

e martë, 27 mars 2012

Massimiliano Allegri, Foto: Getty Images
Rossonerët do të zhvillojnë lojë sulmuese në sfidën e të mërkurës mbrëma kundër Barcelonës- ka deklaruar trajneri Massimiliano Allegri.
 

“Ndaj Barcelonës duhet të reduktojmë numrin e gabimeve. Duhet të luajmë në mënyrë ofensive, sepse duhet të shënojmë për t’u kualifikuar”.

“Ne nuk mund të luajmë sikur Interi i Mourinhos që luajti në Camp Nou. Ata ishin skuadër më shumë fizike, ndërsa ne jemi më shumë teknike”.

“Ky ekip i Milanit nuk është ndërtuar për t’u mbrojtur me të gjithë në afërsi të zonës së penaltisë”, ka qartësuar Allegri gjatë një konferencë për media.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum