Mbrëmje magjike në Friuli

e diel, 18 mars 2012















Udinese dhe Napoli zhvilluan ndeshjen kryesore të javës së 28’ në Serie A, në mbrëmjën magjike të Friulit sepse adhuruesit e futbollit patën rastin të shohin një lojë fantastike, me shumë raste shënimi dhe me ndryshime të rezultateve.


Udinese shënoi dy herë përmes mesfushorit Pinzzi dhe sulmuesit kryesor Di Natale që realizoi golin e tij të 19’ në këtë edicion, dhe u mendua se Napoli do të pësoi disfatë
pas 8’ javësh, por kështu nuk mendoi i madhi Edison Cavani.


Fillimisht uruguijani e huqi penalltinë pak minuta para se të shënonte gol fenomenal nga gjuajtja e lirë, kur Handanovic e priti penalltinë por jo edhe gjuajtën e dytë të Cavanit i cili e la të shtangur portierin e Udineses.


Vetëm 5 minuta pas këtij goli në skenë sërish Cavani i cili shënoi golin e tij të dytë në ndeshje dhe të 18’ personal në këtë edicion për rezultatin final


Udinese – Napoli 2:2.


Barazimi i konvenoi vetëm Lazios që mbeti në pozitën e tretë me një pikë më shumë se Napoli dhe Udinese që e synojn poashtu pozitën e tretë deri në fund të edicionit, pozitë kjo që e dërgon një skuadër në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum