Derbi i Texasit i takoi Dallasit, Bulls vazhdojnë serinë fantastike

e diel, 18 mars 2012








Të shtunën mbrëma u zhvilluan 8’ ndeshje në NBA, kurse përqëndrimi i të gjithëve ishte në derbin e Texasit
ku u takuan Dallas Mavericks dhe San Antonio Spurs. Fiore në fun shënoi kampioni aktual Dallas me rezultat 106:99 ku sërish shkëlqeu Dirk Nowitzki i cili ndeshjen e përmbylli me 27 pikë e 6 kërcime. Jenson Terry kontribuoi me 17 pikë të tjera ndërsa kryerosri te San Antoio ishte Tony Parker që ndeshjen e përfundoi me dabëll dabëll 13 pikë e
11 asistime.
Chicago Bulls shënoi edhe fitoren e 37’ në këtë edicion pasi e mposhti Phialdelphian me rezultat 89:80. Edhepse Chicago luajti pa basketbollistin kryesor Derrick Rose i cili është i lënduar, aty ishte C.J Watson i cili shënoi 20 pikë 7 më shumë se Joakim Noah i cili i shtoi edhe 11 kërcime.
Te myasfirët u dallua vetëm Jrue Holiday me 30 pikë të shënuara.
Rezultatet komplete:
LA Clippers – Houston 95:91
Charlotte – Toronto 107:103
Indiana – New York 88:102
Chicago – Philadelphia 89:80
New Jersey – New Orleans 94:102
Utah – Golden State 99:92, vazhdime
Denver – Boston 98:91
Dallas – San Antonio 106:99

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum