Mancini: Nuk i besoj Balotellit

e shtunë, 31 mars 2012

Mario Balotelli dhe Roberto Mancini, Foto: Getty Images
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka pranuar se nuk mund t’i besojë Mario Balotellit në momentet vendimtare për titull.


Pas lëndimit të Sergio Agueros dhe mungesës së golave të Edin Dzekos, trajneri italian ka krizë në sulm, pasi atë duhet t’ua besojë dy lojtarëve problematikë, Carlos Tevez dhe Mario Balotelli.

“Unë nuk i besoj Marios, por ai është i tillë. Nuk mendoj se dikush mund t’i besojë Marios”.

“Ai mund të shënojë me lehtësi dy gola ndaj Sunderlandit ose në ndeshjen e ardhshme ndaj Arsenalit. Mirëpo, ne nuk mund t’i besojmë atij”.

“Ai është një top-lojtar, mund të bëjë gjithçka në një ndeshje. Mund të shënojë tre gola, por mund të marrë edhe karton të kuq”, ka deklaruar Mancini.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum