Maldini trajner te PSG

e hënë, 19 mars 2012























Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, pritet të bëjë hapat e parë në karrierën e trajnerit, edhe atë në krah të Carlo Ancelottit te Paris Saint Germain.

Tuttomercatoweb shkruan se bisedat tashmë kanë filluar për të çuar Maldinin në Paris gjatë verës.
Roli i Maldinit do të jetë si trajner i repartit mbrojtës, ku ai do të punojë me mbrojtësit e PSG të cilët nuk po shfaqin formë të mirë 
në ballë të portierit Salvatore Sirigu këtë
sezon.

PSG shpreson ta caktojë Maldinin në detyrë para fundit të këtij sezoni. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum