Juventusi pas Torresit

e martë, 20 mars 2012























Gjiganti i Serie A, Juventus, shpreson të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Fernando Torres, gjatë verës, raporton ueb faqja Goal.com.



Biankonerët kërkojnë të shtojnë një emër të njohur në repartin sulmues në prag të sezonit 2012/13, dhe më herët janë lidhur me një transferim të sulmuesit të Real Madridit, Gonzalo Higuain.

Megjithatë 28-vjeçari Torres mësohet se është shndërruar në cakun
kryesor të Juventusit. Drejtori sportiv i klubit italian tashmë ka kontaktuar me kampin e lojtarit për të diskutuar një transferim të mundshëm.

Torres iu bashkua Chelseat nga Liverpooli në janar të vitit të kaluar për një shumë që u raportua se kapi vlerën e 58.5 milionë eurove, por sulmuesi kurrë nuk arriti t’i plotësojë pritjet në Stamford Bridge.

Andaj, klubi londinez mund të zgjedhë ta largojë nga skuadra ish-yllin e Atletico Madrid këtë verë, nëse ai dështon të ri-gjejë formën edhe për pjesën e mbetur të sezonit dhe do të preferonte një shitje të tij jashtë Ligës Premie

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum