Giggs i ngazëllyer me rikthimin në krye të tabelës

e martë, 27 mars 2012

Ryan Giggs (Foto: Getty Images)
Ryan Giggs është i ngazëllyer që Manchester United është sërish në maje të tabelës pas fitores minimale ndaj Fulhamit.
“Forma jonë ka qenë vërtetë e mirë. Mbase është edhe një arsye tjetër se pse ishte një natë frustruese sonte, pasi ne kemi luajtur vërtet mirë”.

“Ishte një përpjekje e madhe por ne e dinim se duhej ta fitonim. City ishte aty për ta zënë pozitën. Ne kishim disa ndeshje të vështira por i kemi kaluar dhe, tash mund të shohin vijën e fundit, duke shpresuar se mund ta përfundojmë punën tonë”.
“Si futbollist ju gjithmonë kënaqeni në këto kohë dhe dëshironi të jeni i përfshirë në garën për titull dhe ndeshjet si kjo e sotmja. Jam i sigurt se do të ketë më shumë kthesa dhe ndryshime në vazhdim”, ka thënë Giggs

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum