Enrique: Nuk po e kopjojmë Barcën

e shtunë, 31 mars 2012

Luis Enrique, Foto: Getty Images
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka këmbëngulur se ekipi i tij nuk është duke e kopjuar stilin e lojës së Barcelonës, pasi beson se lojtarët e tij është e pamundur që të improvizojnë atë që bëjnë katalanasit.
 

“Unë nuk po tentoj të luaj sikur Guardiola apo Barcelona. Kopjimi i atij modeli me këta lojtarë, me këtë kulturë, është e pamundur”.

“Vendi i tretë? Ka ekipe para nesh dhe është e vështirë të themi nëse mund të arrijmë aty. Synimi jonë është të fitojmë, që nuk do të jetë aspak lehtë. Ne duhet të jemi të përgatitur. Çfarë më intereson është që të shënojmë më shumë në shtëpi, pasi krijojmë shumë raste”, ka deklaruar Enrique. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum