Di Matteo: Nuk e merituam humbjen

e enjte, 22 mars 2012






















Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, thotë se ata nuk e merituan disfatën 2-1 në Manchester City.


“Mendoj se është vështirë. Ne luftuam shumë dhe mendoj se merituam një pikë”, ka thënë italiani për Sky Sports 1.

Blutë kaluan në avantazh pas një ore lojë me anë të Gary Cahill, por City arriti të barazojë përmes një penalti të shënuar nga Sergio Aguero në minutën e 78-të, pas një prekje të topit me dorë, dhe më pas morën avantazhin me golin e Samir Nasri, pesë minuta para fundit të takimit.

“Mendoj se penaltia ishte një shtytje e madhe për ta. Ne u mbrojtëm shumë mirë. Kjo u dha atyre shpresat e nevojshme. Ishte ca e vrazhdë, por ishte prekje me dorë”, ka shtuar Di Matteo. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum