Conte: Ndaj Milanit, ndeshja e sezonit

e hënë, 19 mars 2012
























Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit.


Zonja e Vjetër ka rezultat pozitiv (2-1) nga ndeshja e parë e zhvilluar në San Siro, ndërsa Conte është i përqendruar maksimalisht për të arritur në finale.

“Kjo është një ndeshje që ta jep mundësinë të fitosh një trofe. Nesër (e martë) do ta luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”.
Për neve, që jemi në periudhën e rindërtimit, do të jetë e rëndësishme që të fitojmë një trofe”, u ka thënë trajneri gazetarëve.
Conte ka deklaruar se sulmuesi veteran, Alessandro Del Piero, do të startojë
në sulm, ndërsa Marco Storari do të jetë në portë.

“Del Piero do të luajë po ashtu, ai i jep shumë skuadrës. Pres shumë nga Del Piero dhe nga Juve”, ka shtuar 42-vjeçari. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum