Burdiso: Totti eshte si Papa te Roma

e hënë, 19 mars 2012













Mbrojtësi argjentinas i Romës, Nikolas Burdiso, ka bërë një koment për ikonën e futbollit romak,Françesko Tottin duke e krahasuar atë me Papën.


“Kapiteni është një lojtar që në Romë është i vlerësuar aq sa dhe Papa. Njerëzit janë të devotshëm ndaj tij, dhe duhet thënë se Françesko e meriton. Është një lider i vërtetë në fushë dhe njeri shumë i mirë, që gjithnjë vlerëson shokët e tij. Është simbol i kësaj skuadre.



Ai më pas foli edhe për talentin e ri romak Eric Lamelan : Më ka habitur, fillimisht si njeri, sepse është një djalë që ka shumë dëshirë për të mësuar. Është lojtar me perspektivë të madhe, një ditë mund të bëhet një nga talentet më të mirë argjentinas”.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum