Boks: Aktivitete ndërkombëtare të boksit kosova

e shtunë, 24 mars 2012






















Kosova do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Dorëza e Çeliktë“ që organizohet me 24 mars në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
 

Në këtë aktivitet përfaqësuesen tonë do ta përfaqësojnë boksierët Burim Hasani (64 kg) dhe Arian Gashi (69kg).

Në këtë turne prestigjioz të 40-të me radhë drejtësinë do ta ndajë edhe gjyqtari ynë me licensë ndërkombëtare Latif Demolli.
Në ekspeditën tonë do të jenë edhe emrat e njohur të boksit, si sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Mehmet Bugujevci, dhe përzgjedhësi Xhevdet Peci

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum