Arteta: Nuk jam Fabregasi!

e shtunë, 31 mars 2012

Mikel Arteta, Foto: Getty Images
Mikel Arteta ka kërkuar që tifozët e Arsenalit të mos e krahasojnë me ish-kapitenin, Cesc Fabregas, ndërsa ka thënë se do të japë kontribut maksimal për klubin.
 

Pas shitjes së Cesc Fabregas (Barcelona) dhe Samir Nasri (Manchester City), Arteta u transferua në Emirates nga Evertoni dhe deri më tani ka bërë 34 paraqitje duke shënuar pesë gola.

“Cesc nuk ishte lojtari i njëjtë si në sezonin e parë ashtu edhe në të fundit, prandaj si mund të presë dikush që unë të jem Cesc Fabregasi i sezonit të tij të fundit në sezonin tim të parë?”.

“E kam ditur (se do të më krahasonin), sepse të gjithë më thoshin: ‘Mikel, do të shkosh te Arsenali dhe do të jetë shumë vështirë për ty, pasi që do të jesh nën presion të madh. Cesc po largohet, Nasri po largohet, skuadra nuk po luan mirë’”.

“Mirëpo, unë thash: ‘Nuk më intereson, dua të shkoj te Arsenali. Arsenali është klubi për të cilin duhet të luaj’”.

“Do të dëshmoj se nuk jam Fabregasi, nuk jam Nasri, jam vetvetja”, ka thënë Arteta për The Evening Standard

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum