Allegri: Duhet ta rregullojmë fushën

e premte, 30 mars 2012

Massimiliano Allegri, Foto: Getty Images
Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka pranuar se klubi duhet ta zgjidhë problemin e fushës në stadiumin Giuseppe Meazza.


Barcelona dërgoi ankesë në UEFA për gjendjen e fushës gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të zhvilluar mes gjigantëve në stadiumin Giuseppe Meazza dhe mjaft i shqetësuar duket të jetë edhe Allegri.

“Ne duhet të zgjidhim problemin e fushës së San Siros, sepse fusha ndërrohet pesë-gjashtë herë brenda një viti”, është shprehur Allegri.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum