Allegri: Do ta përmbysim Juventusin

e martë, 20 mars 2012






















Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është i bindur se Rossonerët sonte do të arrijnë ta përmbysin disvantazhin prej 2-1 nga ndeshja e parë ndaj Juventusit.


“Ne do të tentojmë ta përmbysim deficitin me qëllim për të arritur në finale edhe pse e dimë se do të jetë vështirë. Unë jam i qetë dhe i bindur se ne do të luajmë një ndeshje të mirë, pavarësisht mungesave të cilat do t’i kemi”.

“Philippe Mexes do të kthehet pas suspendimit, derisa Clarence Seedorf është
sërish i gatshëm. Do të duhet të vlerësoj gjendjen e Kevin Prince Boateng. Megjithatë, Robinho dhe Mark Van Bommel nuk do jetë aty”.

“Boateng përfundimisht do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Romës, derisa ne po ashtu dëshirojmë që Robinho të rikthehet për atë ndeshje, edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë”, ka thënë Allegri.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum