Zubizarreta te Barca deri në vitin 2014

e mërkurë, 13 qershor 2012

Andoni Zubizarreta, Foto: Reuters
Barcelona ka njoftuar se drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta, e ka vazhduar edhe për një vit kontratën aktuale që do të thotë se ai do të qëndrojë në këtë post deri në vitin 2014.
 

Portieri legjendar kishte kontratë me Blaugranët deri në verën e ardhshme, mirëpo ai ka vendosur të qëndrojë edhe 12 muaj të tjera në stafin e klubit nga Camp Nou.

Katalunasit janë mjaft të kënaqur me punën e Zubizarretas që kur mori postin e drejtorit sportiv nga Txiki Begiristain (2010). 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum