Spanja dhe Italia tutje, eliminohet Kroacia

e martë, 19 qershor 2012


Spanja ka mposhtur Kroacinë në duelin direkt vendimtar në Grupin C, duke u kualifikuar kështu si lidere në çerekfinale, teksa Italia ka siguruar kualifikimin me anë të një fitoreje të lehtë ndaj Irlandës me rezultat 2-0.Në Gdansk u zhvillua ndeshja kryesore mes Kroacisë dhe Spanjës, ku u zhvillua një ndeshje e balancuar nga ana e rasteve, teksa nuk mund të thuhet kështu në anën e posedimit.
Sidoqoftë, gjatë gjithë takimi u zhvillua ndeshje e varfër nga ana e rasteve, megjithëse gjatë pjesës së dytë kroatët kishin mundësinë të shënonin dhe edhe ta fitonin ndeshjen, por i pa saktë u tregua Ivan Rakitic që mori në qafë ekipin e tij.
 
Del Bosque në fund luajti pa sulmues dhe kjo u reflektua nga tifozët spanjoll të cilët kërkuan inkuadrimin e Llorentes, por në fund pas një aksioni briliant në gol me top u fut Jesus Navas (88’) për të siguruar fitoren minimale për spanjollët me rezultat 1-0 dhe lidershipin në tabelën e Grupit C.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum