Klose: Do ta mposhtim Greqinë

e hënë, 18 qershor 2012


Sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Klose, është i bindur se skuadra e tij do të shënojë fitore në çerekfinale të Euro 2012 kundër Greqisë.Të zgjedhurit e trajnerit Joachim Low kompletuan fazën grupore me tre fitore, pasi mposhtën Danimarkën me rezultat 2-1 për të siguruar kreun e grupit B
Greqia në anën tjetër, befasisht eliminoi Rusinë në ndeshjen e tretë, për t’u kualifikuar si e para në grupin A.
 
“Jam i bindur se ne do t’i kemi shanset tona, edhe nëse ata do qëndrojnë thellë në mbrojtje. Ne duhet ta luajmë lojën tonë, pastaj do të mbetemi favoritë dhe do ta fitojmë atë (Euron)”, ka thënë Klose për Goal.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum