Kallstrom i hapur të kalojë në Rusi apo Ukrainë

e hënë, 18 qershor 2012

Kim Kallstrom, Foto: Getty Images
Mesfushori i Lyonit, Kim Kallstrom, ka njoftuar se nuk do ta kishte problem që t’i bashkohej ndonjë klubi rus apo ukrainas.
 

Suedezi lidhet me një kalim të mundshëm te Rubin Kazani, ndërsa është shprehur i hapur për një transferim të tillë.
“Është gjithmonë një mundësi (kalimi në Rusi apo Ukrainë). Bota e futbollit po ndryshon”.

“Vendet e reja si Ukraina dhe Rusia po bëhen shumë të forta. Kemi luajtur kundër Rubin Kazanit këtë sezon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe ata janë një skuadër e fortë. Prandaj, do të thosha ‘pse jo’?”, ka deklaruar 29-vjeçari.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum