Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka hedhur poshtë mundësinë për rikthimin e mesfushorit të Real Madridit, Ricardo Kaka, në San Siro.
Që pas transferimit në Santiago Bernabeu (2009), braziliani ka pësuar një sërë lëndimesh duke ia pamundësuar ta tregojë potencialin që e kishte kur bartte fanellën kuqezi.
Derisa mediat raportojnë se Rossonerët dëshirojnë ta shkëmbejnë 30-vjeçarin me Zlatan Ibrahimovicin, Galliani ka deklaruar se paga e braziliani është shumë e lartë.
“Ai ka një pagë e cila është e pamundur t’i jepet nga klubet italiane. Ai ka edhe tre vite të tjera në kontratën e tij me Real Madridin”.
“Sistemi jonë i taksave nuk i lejon klubet italiane që të japin paga të tilla. Jam qind për qind i sigurt se ai nuk do të kthehet te Milani”, u ka thënë Galliani gazetarëve