Carlos: Maicon duhet të shkojë te Reali

e martë, 19 qershor 2012

Maicon (Foto: Getty Images)
Legjenda e Real Madridit, Roberto Carlos, ka mbështetur transferimin e mbrojtësit të Interit, Douglas Maicon, në Santiago Bernabeu.
 

Maicon është duke u përgatitur të largohet nga Interi, me Realin dhe Chelsean që kanë shfaqur interesim për të.
“E di se Jose Mourinho e dëshiron Maicon dhe e di se ai ka respekt dhe vlerësim të lartë për portugezim”.

“Nëse ai përfundimisht shkon te Real Madridi jam i sigurt se askush nuk do të pendohet për këtë lëvizje”.

“Maicon ka gjithçka që duhet për Madridin – përvojën, fuqinë dhe një goditje të mirë nga distanca. Ai është një mbrojtës anësor i shkëlqyeshëm”, ka thënë Roberto Carlos

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum