Albiol: S’kemi marrëveshje me Kroacinë

e diel, 17 qershor 2012

Mbrojtësi i Spanjës, Raul Albiol, ka thënë se nuk ka kurrfarë pakti me Kroacinë para takimit vendimtar të skuadrave në Grupin C të hënën.Një barazim 2-2 në këtë sfidë do të bënte që Kroacia dhe Spanja të kualifikoheshin teksa pa marrë parasysh çfarë bën Italia në anën tjetër, Azzurët do të ishin të eliminuar, një situatë e ngjashme në Euro 2004 kur ishte eliminuar Italia.

“Barazimi 2-2 është rezultat i mundshëm, por kështu është edhe 1-0 dhe 0-1. Ne do të luajmë për fitore dhe kështu do të bëjnë edhe Kroacia dhe Italia”.

“Ne të gjithë duam të varemi nga vetvetja dhe luajmë për fitore. Nuk ka kurrfarë pakti dhe nuk do të jetë ndeshje e fiksuar. Secili ekip do tëluajë për fitore”, ka thënë Albiol.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum