Ramires: Kemi hyrë në histori

e diel, 20 maj 2012

Ramires, Foto: Getty Images
Mesfushori i Chelseat, Ramires, beson se lojtarët e përfshirë në triumfin historik të Ligës së Kampionëve do të zënë vendin ndër legjendat e klubit anglez.


“Chelsea meriton respekt dhe ekipi jonë tregoi fuqinë për të kthyer gjërat. Tani më duhet vetëm edhe Kupa e Botës për të përfunduar karrierën”.

“Ne kemi vuajtur gjatë gjithë vitit, por sezoni ka përfunduar në mënyrë spektakolare. Klubi e kërkoi këtë titull dhe jam i sigurtë se këta lojtarë do të hynë në histori të Chelseat”, ka deklaruar Ramires.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum