Pazzini i ofrohet Juventusit

e enjte, 31 maj 2012

Giampaolo Pazzini, Foto: Getty Images
Agjenti i sulmuesit të Interit, Giampaolo Pazzini, ia ka ofruar klientin e tij rivalit të përbetuar të Nerazzurëve, Juventusit, gjatë një takimi në muajin prill me drejtorin e Juventusit, Giuseppe Marotta.
 

Sulmuesi duket se nuk është në planet e Andrea Stramaccionit dhe kështu agjenti i tij Tulio Tinti sipas Goal është takuar me Marottan në prill për të diskutuar mbi një transfer.

Sidoqoftë, Juventusi nuk është i interesuar për një transferim të Pazzinit, pasi po punon vazhdimisht në transferimin e super sulmuesit të klubit holandez Herenveen, Bas Dost, i cili ka shënuar 32 gola në 34 paraqitje këtë sezon. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum