Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në ndeshje miqësore. Kuqezinjtë e kanë mposhtur Iranin me rezultat 1-0 në Stamboll.
Ishte kjo një ndeshje më e vështirë se ajo ndaj Katarit, megjithatë lojtarët shqiptarë arritën të dalin triumfues.
Heroi i ndeshjes ishte mesfushori durrsak, Emiljano Vila, i cili e shënoi golin e vetëm në takim (60’).
Kjo përballje e konfirmoi edhe njëherë forcën e dyshes Mavraj-Cana në mbrojtje, ndërkohë që edhe debutuesit, portieri Berisha dhe mesfushori Brahimi, kanë dhënë shenja mjaft të mira.
Për trajnerin De Biazi ishte fitorja e dytë në stolin kuqezi, pas asaj 2-1 me Katarin, ndërsa miqësorja e radhës do të jetë ajo ndaj Moldavisë në muajin gusht