Hulk paralajmëron largimin

e mërkurë, 9 maj 2012

Sulmuesi i Portos, Hulk, ka paralajmëruar se mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga Estadio do Dragao.

Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e brazilianit, i cili nuk e mohon një kalim te një skuadër e madhe.

“Jam në vitin tim të katërt te Porto, jam i fokusuar te ky klub dhe kam edhe katër vite në kontratën time”.

“Nëse më duhet të largohem, atëherë padyshim se do të jetë një transferim i mirë. Nëse duhet të shkoj te ndonjë ligë e madhe, do ta bëja me kënaqësi”, ka thënë 25-vjeçari.

Hulk, i cili u transferua te Porto në vitin 2008, ka kontratë me klubin portugez deri në vitin 2016, ndërsa klubi që dëshiron ta thyejë atë duhet të paguajë 100 milionë euro./VeqSport

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum