Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, pritet që së shpejti ta rinovojë kontratën e tij dhe këtu nuk do të ketë aspak vështirësi sipas drejtorit të Zonjës së Vjetër, Giuseppe Marotta.
“Rinovimi i kontratës së Contes do të bëhet mjaft në mënyrë automatike. Marrëdhënia e tij me klubin dhe kryetarin Andrea Agnelli është e jashtëzakonshme, prej një miqësie të ngushtë”.
“Ai është arkitekti i projektit tonë, kështu që pyetja për rinovimin e tij po më duket si problem i vogël. Mendoj se ne do të arrijmë marrëveshjen shumë shpejtë”, ka thënë Marotta.