PSG gati 30 milionë për Van Persien

e mërkurë, 11 prill 2012

Robin van Persie (Foto: Reuters)
Paris Saint Germain është i gatshëm të ofrojë një shumë të majme për të transferuar kapitenin e Arsenalit, Robin van Persie.
 

France Football shkruan se PSG ka ndarë rreth 30 milionë funte për ta bindur Arsenalin të heqë dorë nga shërbimet e holandezit gjatë verës.

Manchester City dhe Barcelona po ashtu raportohet se janë të interesuar në sulmuesin, kontrata e të cilit me klubit londinez skadon në vitin e ardhshëm.

PSG, tash pronë e pasanikëve nga Katari, mendohet se ka në dispozicion rreth 100 milionë funte për transferime të reja në fund të këtij sezoni. 

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum