Nuk ka ndeshje në Itali

e shtunë, 14 prill 2012

Pas vdekjes tragjike të Piermario Morosinit, të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në Itali (duke përfshirë edhe ato në Serie A) janë anuluar.
 

Federata Italiane e futbollit ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet të caktohen për një datë tjerë, për të nderuar jetën e lojtarit të Livornos, i cili ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Fillimisht u mendua se ndeshjet do të zhvilloheshin me një minutë heshtje, mirëpo drejtori gjeneral i FIGC, Antonello Valentini, ka konfirmuar se nuk do të ketë futboll në Itali këtë vikend

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum