Ibrahimovic: Tash e kuptoj Mourinhon

e mërkurë, 4 prill 2012

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic (Foto: AP)
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka përfunduar duke e sharë ish-klubin e tij, Barcelonën, pas disfatës kontroverse në takimin e mbrëmshëm të çerekfinales të Ligës së Kampionëve.
 

“Nuk e kuptoj se pse ata u dha penaltia e dytë, por tash e di se pse Mourinho zemërohet aq shumë kur ai luan këtu. Nuk dua të flas pasi u eliminuam nga gara në këtë mënyrë. Çdokush e pa atë që ndodhi”.

“Barcelona është skuadra më e fuqishme në botë, por neve na lejohet të luajmë dhe të bëjmë betejën. Ne ia dolëm mirë deri te goli i tyre i dytë. Nëse ajo ishte penalti, atëherë e tillë ishte edhe ndërhyrja në mua”, ka thënë suedezi.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum