Zyrtare: Interi shkarkon Ranierin

e hënë, 26 mars 2012

Claudio Ranieri, Foto: Getty ImagesInteri ka bërë të ditur me anë të faqes zyrtare të klubit se strategu italian, Claudio Ranieri, është shkarkuar nga posti i kryetrajnerit të klubit zikaltër, teksa menjëherë Nerazzurët kanë emëruar trajnerin e ri.
 


Ranieri ishte edhe ashtu nën presion të madh, ndërsa humbja nga Juventusi të dielën mbrëma ishte e pa falshme për teknikun nga Roma, të cilit iu tregua dera nga presidenti Massimo Moratti.

Menjëherë është emëruar trajneri i ri dhe ai është Andrea Stramaccioni, i cili ditë më parë u shpall kampion i Evropës me ekipin e të rinjve të Interit.
Stramaccioni është trajneri i pestë i Interit brenda dy sezoneve që prej largimit të Jose Mourinhos drejt Real Madridit.

 
Lajme Sportive Nga Vendi Dhe Bota © 2011 | Designed by RumahDijual, in collaboration with Online Casino, Uncharted 3 and MW3 Forum