Arsenali ka shënuar fitore minimale si mysafir i Evertonit në Goodison Park.
Heroi i ndeshjes ishte Thomas Vermaelen, i cili e shënoi golin e fitores pas asistimit të Robin van Persie (8’).
Nga ana tjetër, Liverpooli është mposhtur me rezultat 3-2 si mysafir i QPR-së, edhe pse pati avantazh të dyfishtë.
Sebastian Coates (54’) dhe Dirk Kuyt (72’) shënuan për mysafirët, ndërsa Shaun Derry (77’), Djibril Cisse (86’) dhe Jamie Mackie (90’+1) shënuan për vendasit.
Arsenali zë vendin e tretë (55 pikë) pas barazimit të Tottenhamit (54 pikë), ndërsa Liverpooli gjendet në vendin e shtatë me 42 pikë
